“Koha e protestave paqësore ka ikur”, Lubonja për rastin “McGonigal”: Rama nuk çan kokën sikur të jemi mbretëri. Sëmundja e tij…

Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit teksa deklaroi se mosbindja civile e paralajmëruar nga opozita është e rëndësishme për protestat e këtyre të fundit.

Sipas tij protesta e opozitës është e drejtë pasi kryeministri ka organizuar një intrigë të madhe ndaj kundërshtarëve politikë dhe më pas nuk “çan kokën” sikur Shqipëria të jetë mbretëri absolute.

Ai shtoi më tej duke iu referuar përjashtimeve të deputetëve opozitarë se në vend ka një “tirani të maxhorancës” dhe se kryeminsitri e ka sëmundje paaftësinë e tij për dialog, gjë që sjell edhe këto largime nga Parlamenti.

Lubonja vijoi më tej duke deklaruar se Rama është i shqetësuar pas zbulimit të rastit “McGonigal” dhe se kjo gjë sipas tij e na nxjerrë kryeministrin zbuluar duke e drejtuar atë te strategji të tjera për të ruajtur pushtetin.

Sa i përket protestave ai tha se koha e protestave paqësore ka ikur dhe se me to nuk mund të ketë zgjidhje të situatës.

“Mosbindja civile është e rëndësishme për revolucionin paqësor. Problemi është se çfarë kuptojmë me mosbindjen civile dhe ndikimin që do ketë. Mosbindja kupton shumë gjëra. Është një term i përgjithshëm ku përfshihen që nga mospagimi i taksave. Kjo është e paligjshme. Këtë nënkupton dhe mosbindja, nuk bën dhunë por nuk respekton disa gjëra që të kërkohen. Mund të jenë greva me bllokim rrugësh. Ne nuk jemi populli që i bën këto gjëra, përveç rasteve kur na preket interesi. Mosbindja civile e fundit ka qenë djegia e traut të Kukësit dhe morën atë favorin e tyre për të mos paguar. Ajo është mosbindje civile.
Protestat prodhojnë mobilizim militantësh dhe tregojnë muskujt e partisë por këta njerëz duhet të jenë aktivë për të marrë njerëz. Duhet që jo lidershipi thërret militantët, por lidershipi bashkë me militantët punojnë për të shtuar numrin dhe për të forcuar një protestë. Nëse protesta është e drejtë edhe 5 veta sikur ta bëjnë është e rëndësishme. Si ka mundësi që kryeministri organizon një intrigë kaq të madhe kundër opozitës dhe nuk çan kokën pastaj sikur të jetë mbretëri absolute Shqipëria. Mosbindja civile do ishte ta nxirrnin nga kryeministria pastaj. Kur thonë ata për mosbindje dhe të dalësh nga parlamenti duke mos reaguar nuk e kuptoj.

Në çdo vend demokratik të botës ku funksionojnë të gjitha institucionet, nga reagimi i opozitës kuptohet edhe sa e rëndësishme është apo jo një çështje. Këtu kemi 30-40% të popullsisë që është kundër maxhorancës dhe është si kur nuk ndodh asgjë. Ka një tirani të maxhorancës, nuk i duhet fare opozita. Edi Rama e ka sëmundje paaftësinë për dialog. Në botën demokratike ka sondazhe pas ngjarjeve të ndryshme, këtu nuk ka fare. Dalin inceneratrorët dhe nuk kemi gjë. Opozita duhet të bëjë. Kjo mungon.

Këtu është krijuar edhe ajo e opozitës që fle gjumë sepse ia vendosi Rama. Atë detyrë ka ai, të merret me kundërshtarin. Ai u akuzua për gjumë, pastaj si i blerë. Gjithsesi kjo është një opozitë më aktive pas rënies së Bashës me atë që u krijua. Është goxha aktive dhe habitem sepse duhet të ketë edhe të tjerë që duhet të flasin, për grupe të vogla të tjera. Flasin vetëm sa e dobët është opozita. Këtu duhet të bashkohen të gjithë për të shpëtuar vendin nga kjo marrëzi.
Rama një nga gurët që ka luajtur më shumë për të sunduar ka qenë manipulimi i ndërkombëtarëve. Krijon konsensus dhe legjitimim jashtë vendit me çdo mënyrë dhe pastaj thua ja partnerët tanë që flasin mirë për ne. Kështu që këtu i është tronditur një mekanizëm që e ka ngritur prej kohësh. Është zbulimi i një të vërtete të tijën që e kishte fshehur deri tani. Padyshim që është i shqetësuar. Kjo nuk do të thotë që nga shqetësimi do korrigjojë veten, por vetëm do gjejë një strategji tjetër, deri te vrasja e njerëzve për të ruajtur pushtetin. Krimi ndjell krimin. Nuk ka arritur te vrasja se nuk i duhet, por ka kapur çdo gjykatës dhe mban opozitën peng me një gjyqtar. Ata janë për burg. Mosbindja civile atë të bëjë, të djegë atë selinë e tyre.

Kjo është loja që bëjnë, është kriminale. E keqja e Shqipërisë është nga gjithë sistemi i Ramës dhe njerëzit që punojnë për të. SPAK-u nuk ka shans fare, janë njerëz në shërbim të regjimit të pakorrigjueshëm. Kështu bën bota, ata në SHBA hynë në Capitol Hill. Me paqësoret që thonë këta nuk ka zgjidhje, kjo kohë ka ikur për fat të keq”, tha ai.

“Koha e protestave paqësore ka ikur”, Lubonja për rastin “McGonigal”: Rama nuk çan kokën sikur të jemi mbretëri. Sëmundja e tij…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook