Detaje të reja dolën në dritë lidhur me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” shihet ndërtesa shumëkatëshe ku autori është fshehur para se të ekzekutonte biznesmenin.
Vrasësi është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin kur ka dalë.
Kujtojmë se më herët lidhur me këtë ngjarje janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.
Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim.
Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë.
Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.
Arena e Lajmit