“Së bashku më të qartë dhe më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve”, Meta me të rinjtë e PL në Durrës, ja mesazhi i tij në Tiktok

Meta Me Te Rinjte

DURRËS

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot në Durrës në një takim me të rinjtë, teksa ka ndarë dhe një video me ta.

Meta thotë në mesazhin e tij të shpërndarë në tiktok “së bashku më të qartë dhe më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve dhe në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të mrekullueshme, në rrugën e ndryshimit”.

Ai thekson se vota për Partinë e Lirisë është garancia më e sigurt se zëri i qytetarëve do të dëgjohet.

“Me ekipin e mrekullueshëm të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë këtu në Durrës. Së bashku më të qartë dhe më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve dhe në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të mrekullueshme, në rrugën e ndryshimit. Vota për Igli Carën është një ndryshim i sigurt për bashkinë e Durrësit dhe për rikthimin e normalitetit dhe të bashkëjetesës qytetare. Vota për Partinë e Lirisë është garancia më e sigurt se zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe do të gjëmojë për problemet e tyre, për shqetësimet e tyre, në këshillin e Bashkisë së Durrësit”, shprehet Meta.

“Së bashku më të qartë dhe më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve”, Meta me të rinjtë e PL në Durrës, ja mesazhi i tij në Tiktok

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook