“Si të gjuash mbi Kryqin e Kuq”, Kasano kërkon me çdo kusht shkarkimin e Alegrit: Çmenduri të mos fitojë me Monzën

Antonio Kasano mendon se kriza e Juventusit ka vetëm një zgjidhje, atë të shkarkimit të Masimiliano Alegrit. Ish-futbollisti italian, duke komentuar ngjarjet e fundit në një postim në Instagram, ka folur kundër teknikut të Juventusit dhe duke e parë largimin e tij si të pashmangshëm.

kasano alegri

“Tani është e thjeshtë të gjuash mbi Kryqin e Kuq. Trajneri, trajneri, trajneri. Trajneri tani duhet të bëjë valixhet dhe të largohet. Duhet të ndërrosh trajnerin pasi Di Maria nuk duhet të bëjë atë gjest, pasi edhe ai i shkreti është nervoz.

Vlahoviç gjuan 7 herë nga fundorja pasi nuk kanë asnjë ide të asgjëje, asgjëje. Në pjesën e parë, para daljes me të kuq të Di Marias, po shfaqnin shumë vështirësi. Pastaj është alibia, u nxor me të kuq…

Por Juventusi po shfaq vështirësi të mëdha. Nuk mund të mendoj se edhe me shumë të dëmtuarit që kanë në këto momente, nuk mund të fitojnë me Monzën. E pamundur, pasi është një çmenduri. Po shfaqin shumë vështirësi dhe sipas meje, gjëja më e mirë për Juventusin është të ndryshojë trajnerin pasi nëse nuk e ndryshon, do të kthehet në agoni”, insistoi Kasano në fjalët e tij.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Si të gjuash mbi Kryqin e Kuq”, Kasano kërkon me çdo kusht shkarkimin e Alegrit: Çmenduri të mos fitojë me Monzën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook