“Rama e mbolli kanabisin si të ishte misër”, Dashamir Shehi: Patronazhistët, si spiunët e vegjël në kohën e komunizmit…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabizmin e vendit, duke thënë se u la të mbillet sikur të ishte misër.

I ftuar në emisionin “Log”, Shehi tha se vetëm në një vend të Afrikës policët mund të dalin me kapele në duar për të mbështetur ministrin e tyre, referuar ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Çfarë ka bërë Edi Rama, që e ka filluar me kanabizimin e vendit, me shkatërrimin e policisë, se e mbolli sikur të ishtë misër. Edhe kur iku ministri i Brendshëm doli policia me kapelë ‘faleminderit zoti ministër’. Vetëm në një vend të Afrikës mund të dalin policët për ministrin. Policia është e shtetit shqiptar.

Në 2017 bën ato marrëveshjet, disa thonë të hapur disa të fshehtë. Unë nuk e kam kuptuar.

Pastaj erdhëm te mandati i dytë që përfundoi me inceneratorët.

Më parë u sajua një personash i ri që ishte harruar në politiken shqiptare, patronazhistët, si ata spiunet e vegjël në kohën e komunizmit. Tani kanë dalë këta aktivistët. Ne duhet të merremi me këtë lloj çështje”, tha Shehi.

Arena e Lajmit

“Rama e mbolli kanabisin si të ishte misër”, Dashamir Shehi: Patronazhistët, si spiunët e vegjël në kohën e komunizmit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook