Autoritetet malazeze nisin veprime të ashpra për incidentin në kufirin Shqipëri- Mal i Zi ku u dhunua Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë.
Mësohet nga “Balkanweb” se ndaj autorit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedura hetimore qe mund të çojnë në pezullim nga puna apo masa më të ashpra. Por veprimi ndëshkimor i qeverisë shkon më lart. Mësohet nga burime administrative malazeze se zëvendësdrejtori i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac do të shkarkohet. Sakaq për efektivët e tjerë të turnit të ditës kur edhe nga ndodhur incidenti, do të merret masë disiplinore.
Kujtojmë se Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.
Ky rast i përsëritur nga efektivi në fjalë, ndodh kur qytetarët e tjerë vërejnë njëlloj përmirësimi të përgjithshëm në trajtimin e tyre në pikat kufitare me Malin e Zi, veçanërisht pas ndërrimit të qeverisë.
Dy vendet kanë forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe në 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e dy qeverive ku do firmosen shumë marrëveshje bashkëpunimi.
Arena e Lajmit