Nisë ka humbur këtë fundjavë ndaj Onzhe në shtëpi me rezultatin 0-1, e vlefshme për javën e 8-të të Ligue 1 franceze.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 43′ nga ish-mesfushori i Totenhem, Njukasëll dhe Shalke, Nabil Bentaleb.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë duel ishte kartoni i kuq i ish-mbrojtësit të Barcelonës, Zhan-Kler Todibo.
Francezi 22-vjeçar i Nisës, u ndëshkua vetëm pas 9 sekondash lojë nga starti i ndeshjes, duke ndalur një aksion për gol dhe duke lënë kështu ekipin e tij me 10 lojtarë që në start.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”