Një nga katër britanikët e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj rezulton i dënuar dhjetëra herë në Britaninë e Madhe.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Harry Simson rezulton i dënuar 27 herë në Britaninë e Madhe.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që disponon prokuroria në kuadër të hetimeve të kryera, kur ndodhi vrasja ai ka marrë dhe birrën me vete.