Pamjet që po bejnë xhiron e rrjetit/ Kim Kardashian nuk e paska kaluar aspak mirë situatën me Kanye West, ylli shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

Kim Kardashian duket se nuk e ka përjetuar aspak mirë situatën e tensionuar mes saj dhe Kanye West kjo gjë shihet në ‘trailer’-in e sezonit të tretë të serialit “The Kardashians”.

“Unë as nuk e di se ku e lamë”, thotë Kim gjatë klipit prezantues të sezonit.

Pamjet më pas tregojnë, 42 vjeçaren, duke hyrë në një dhomë me Khloen ndërsa thotë se “gjërat ndryshojnë shumë shpejt”.

 “A je mirë?”, pyet Khloe motrën e saj.

Kim përgjigjet me një “jo” më pas kthen kokën dhe fillon të qajë.

“Nuk është në rregull”, shton ajo ndërsa mban duart në fytyrë për të fshirë lotët. Ndërsa Khloe i dhuron një përqafim.

 “Po kaloj një ditë kaq të vështirë sot”,-shtoi ajo.

Kim flet për finalizimin e divorcit të saj nga reperi, i cili u bë në nëntor 2022.

Ndërsa është e paqartë se për çfarë po emocionohej veçanërisht themeluesja e Skims, një skenë e mëvonshme e tregon atë duke folur për “gënjeshtrat” e ish-bashkëshortit të saj Kanye Ëest .

“Ne qëndrojmë të heshtur ndaj të gjitha gënjeshtrave për fëmijët”, shton Kim, duke iu referuar katër fëmijëve të saj dhe West – North, Saint, Chicago dhe Psalm, ndërsa filloi të përlotet.

“Sulmet e vazhdueshme të Kanye ndaj meje në intervista dhe në mediat sociale janë në fakt më lënduese se çdo TikTok North mund të krijojë”, shkroi ajo në Instagram në shkurt 2022.

Asokohe West pretendoi se ai nuk ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre më të vogël vitin e kaluar, pavarësisht se një burim i tha se ai në fakt mori pjesë në event.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2012, ndërsa një vit më vonë u fejuan. Ata u martuan në vitin 2014 dhe ishin të martuar për gati shtatë vjet përpara se Kim të bënte kërkesën për divorc.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Pamjet që po bejnë xhiron e rrjetit/ Kim Kardashian nuk e paska kaluar aspak mirë situatën me Kanye West, ylli shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook