Monedha jone kombëtare vijon të forcohet ndaj monedhës europiane. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbët aktualisht me 111.12 lekë.
Banka e Shqipërisë argumenton se ajo që po ndodh në treg lidhet me futjen e euros në sasi të mëdha nga jashtë, në formën e dërgesave te emigranteve, por edhe nga investimet e huaja direkte.
Gjate vitit 2022 ne kemi pasur tkurrje të deficitit tregtar, tkurrje të deficitit të llogarisë koherente dhe rritje të fortë të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto kanë bërë që hyrjet neto të valutës në ekonominë shqiptare kanë qenë më të larta se në vitin 2021 dhe kjo sigurisht që rritja e ofertës së valutës më tepër sesa kërkesa sigurisht që më pas ndikon në ecurinë mbiçmuese të lekut ose të rënies së valutave.
Po a do të ndërhyjë banka e Shqipërisë në këtë situatë?
Ndërhyrje bëhen në ato raste kur ka vetëm çrregullime të funksionimit të tregut aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë.
Dobësimi i euros dëmton eksportuesit duke i sjellë atyre më pak fitime, por nga ana tjetër njëkohësisht ka efekte pozitive në këstet e kredive që janë në euro si dhe në nivelin e borxhit të jashtëm të qeverisë.
Arena e Lajmit