“Përfitimi vetëm nga një grup i vogël biznesmenësh”, Tabaku: Të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike, përfituesit janë oligarkë rusë

Whatsapp Image 2023 02 22 At 11.58.28

Gjatë prezantimit të projektligjit të propozuar nga deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, demokratja u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë. Ajo sqaroi se Investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Po ashtu Tabaku u shpreh se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus. “Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme” u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”, tha ajo.

Tabaku ka prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë në 8 dhjetor të vitit të kaluar një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin. Propozimet janë duke u diskutuar në Komisionet parlamentare.

Arena e Lajmit

“Përfitimi vetëm nga një grup i vogël biznesmenësh”, Tabaku: Të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike, përfituesit janë oligarkë rusë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook