Lajme të këqija për Stefano Piolin, titullari i Milanit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjet me Çelsin dhe Juven

Lajme të këqija për Milanin dhe Stefano Piolin, me mbrojtësin Teo Hernandez që ka pësuar një dëmtim me kombëtaren franceze në stërvitje dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kampionat përballë Empolit.

TEO HERNANDEZ

Siç raporton “Sport Mediaset”, francezi ka pësuar një tërheqje dhe nuk dihet se sa do të qëndorjë jashtë fushave, por theksohet se sfidat me Çelsin në Ligën e Kampionëve dhe me Juventusit disa ditë më pas në kampionat janë në rrezik.

I vetmi lajm që e gëzon Piolin në këto momente është rikthimi i kapitenit, Davide Kalabria, i cili pas dëmtimit që mori kundër Napolit, do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në fushë me kuqezinjtë në ndeshjen e ardhshme.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Lajme të këqija për Stefano Piolin, titullari i Milanit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjet me Çelsin dhe Juven

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook