Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Hajdarmataj: Grupi nuk ka qenë i mirëkonstruktuar. Imeraj kundërshton: Nuk ishin amatoresk, pasi..

Arben Hajdarmataj

Në studion e emisionit “Open”News24 u diskutua për vrasjen e  biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dhe për detajet e zbuluara në lidhje me grupin që qëndron pas ekzekutimit të tij.

Ish-Drejtues i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj tha se policia ka bërë punë të mirë në zbardhjen e ngjarjes, teksa shtoi se grupi që ka kryer vrasjen nuk ka qenë i mirë konstruktuar, pasi kanë lënë gjurmë pas.

Sakaq tha se etiketimi i Edmond Haxhia-s si porositësi është e gabuar pasi nuk është provuar ende nëse është ai.

“Është punë e mirë nga policia, është një detaj që është meritë e policisë. Një nga oficerët përmes Google-it ka gjetur vendin dhe vajzën që ka blerë motorin. Motori është blerë në zonën e 21-dhjetorit. Në aspektin e hetimit është bërë një punë e mirë dhe s’kemi gojë të themi të kundërtën. Në aspektin e asaj që grupi që e ka kryer këtë krim nuk ka qenë e mirë konstruktuar, jam me të njëjtin mendim. Nëse shansi është i mirë, merita është e atij polici. Mënyra e lëvizjes dhe humbjes së gjurmëve nuk ka qenë e kamufluar. Nuk është aq mirë e organizuar nga ana profesionale.
Aspekt tjetër që mendoj është se pavarësisht detajeve nga media dhe policia, nuk jam i mendimit të etiketohet Edmond Haxhia si porositës. Deri më tani themi që dyshohet. Fakti që janë shtetas të huaj e lidh me ngjarjen e gjakmarrjes, pasi fisi që ka konflikt me Nikulaj është në Angli”, tha Hajdarmataj.

Ndërsa ish-Kryeprokurore e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kundëshrtuar Hajdarmataj duke thënë se i mëshion idesë së plani ishte i mirë menduar dhe se skuadra nuk ishte amatoresk.

“Vrasja ka në vetvete kosto, i mëshoj idesë se ishte një plan i mirë menduar. Skuadra e ardhur nuk ishte një bashkëpunim amatoresk. Ata i kishin ndarë punët e tyre. Ata kanë ardhur me një qëllim të posaçëm. Është zgjedhur kush do luante rolin e qitësit dhe të tjerët rolet e tjera. Pjesa tjetër që e lidh me bashkëpunëtorin tjetër për efekt të gjakmarrjes, ka pasur për të mbuluar akomodimin he krijimin e kushteve të përshtatshme. Vetë qëndrimi i këtyre individëve për dy muaj ka të bëjë me një studim të terrenit. Kjo ngjarje e zbardhur është një besim për publikun. Shumë mirë që u lanë gjurmë. Te rendi dhe siguria publike, organet duhet të kenë për detyrë jo vetëm zbardhjen e ngjarje por edhe parandalimin. E parë në këndvështrimin me përfshirjen e të huajve, më bën të mendoj se është plan i mirë menduar. Zgjedhja e autorëve të dyshuar është bërë me dashe dhe qëllim”, tha Imeraj.

Arena e Lajmit

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Hajdarmataj: Grupi nuk ka qenë i mirëkonstruktuar. Imeraj kundërshton: Nuk ishin amatoresk, pasi..

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook