Triumfi ndaj Veronës, Maldini me këmbë në tokë: Rrezikuam krizën, titulli ende larg për Milanin!

Paolo Maldini i gëzohet suksesit të radhës së Milanit, teksa pas ndeshjes foli për mediat e pranishme duke deklaruar:

MALDINI 1

“Ishte një ndeshje e bukur, por mori vlerë më shumë prej rezultatit. Goli i tyre mund të na kishte futur në krizë sepse skuadra nuk ka përvojë.

Për mënyrën e reagimit djemtë meritojnë elozhe. Bënë atë që u kërkohej që të gjithëve”.

Nuk mund të mos komentonte edhe titullin drejtori kuqezi, por me dozën e duhur të kujdesit pasi euforia në këto momente mund të bëjë shaka të hidhura.

“Kemi ende kohë për titullin pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje. Në këtë kampionat nuk ka asgjë të lehtë. E pashë Atalantën, ata janë një ekip ende i gjallë, që akomaluan në Europë dhe ka plot lojtarë të nivelit të lartë.

Padyshim, një presion i madh për ne, por do ta përballojmë”, përfundoi Maldini.

Arena e Lajmit


Triumfi ndaj Veronës, Maldini me këmbë në tokë: Rrezikuam krizën, titulli ende larg për Milanin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook