Moviola e Partizani-Tirana/ Mungon një penallti për “demat”, por nuk është ajo e… Skukës (VIDEO)

Te Partizani kishte kontestime të forta në lidhje me gjykimin për një penallti të dhënë fillimisht, por të anuluar pas shqyrtimit në ekranin e VAR-it. Arbitër kryesor ishte Eldorian Hamiti, ndërsa në sistemin VAR kontrollonte Enea Jorgji. Të dy kanë gabuar në dëm të “demave”.

VR

52’ Skuka rrëzohet gjatë një ndërhyrjeje të Hoxhallarit në zonë. Kapiteni i Tiranës niset në sparkatë, por pasi e kupton se është në kohë vonesë, tërheq këmbët dhe minimizon kontaktin me sulmuesin e Partizanit, që rrëzohet në zonë. Nga pamjet dallohet qartë një kontakt mes dy lojtarëve, por jo me intensitetin dhe forcën sa për të prishur ekuilibrin e Skukës. Gjyqtari Hamiti akordoi penallti dhe karton të verdhë për Hoxhallarin në momentin e parë, por kolegu i tij në VAR, Enea Jorgji, e sinjalizon për ta parë edhe një herë rastin.

Hamiti, pasi e sheh vetë në monitor, me të drejtë anulon penalltinë dhe kartonin e verdhë për Hoxhallarin. Gjithsesi, Hamiti tregoi në këtë moment që nuk ishte penallti dhe ishte aktrim i Skukës, i cili duhej të ndëshkohej me të verdhin e dytë, çka do ta përjashtonte nga loja.

76’ Albion Marku rrëzohet në zonë në një duel me Behiratçen. Pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Tiranës ka shkaktuar faull, por për Hamitin në fushë dhe Jorgjin në VAR nuk kemi të bëjmë me penallti. Gabim i arbitrave, duhej akorduar 11-metërsh për të kuqtë. Ndërkohë, pak minuta më parë, u pretendua për prekje me dorë të Behiratçes në zonë, por VAR-i konstatoi se nuk i ka pamjet e duhura për të ndërhyrë. Gjithsesi, mbetet gjithçka e dyshimtë.

Arena e Lajmit


Moviola e Partizani-Tirana/ Mungon një penallti për “demat”, por nuk është ajo e… Skukës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook