“Do të qëndroja me orë të tëra para televizorit”, Saki komenton sfidën Milan-Napoli: Mu duk si kampionati anglez

Arrigo Saki pranon se përballjames Milanit dhe Napolit nuk e zhgënjeu dhe se do të kishte qëndruar me orë përpara televizorit për ta parë. Thuajse 100 minuta ndeshje kanë kënaqur shijet futbollistike të ish-trajnerit, i cili nëpërmjet një interviste e ka analizuar ndeshjen për “La Gazzetta dello Sport”.

SAKI

Si e vlerësoni Milan -Napoli?

M’u duk si ndeshje e kampionatit anglez. Të tilla sfida nuk janë tipike për Serinë A, ndaj duhet që ekipet e tjera të marrin shembull. Për rastet dhe nivelin e lojës edhe barazimi i rri ngushtë Milanit, megjithatë duhet thënë se Napoli nuk vodhi asgjë. Më vjen mirë që nuk pashë takticizma në një ndeshje mes dy italianeve.

Çfarë e bëri këtë sfidë kaq të veçantë?

Ritmi. Sidomos në pjesën e dytë. Sa herë sulmonte një raskuadër tjetra i kundërpërgjigjej. Kuqezinjve u munguan goditjet e sakta, por duhet thënë se edhe Meret bëri disa pritje fantastike. Vërtetë Milani dominoi, por me rastet që pati mund të kishte korrur shumë më tepër.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë jo te Milani?

Që luajtën me këmbën në gaz gjatë gjithë kohës dhe që luftuan deri në fund. Aksioni i golit ishte i mrekullueshëm dhe TeoHernandez është fenomenal. Skuadra luajti mirë dhe Pioli duhet të jetë i kënaqur pasi i vetmi aspekt negativ ishte rezultati. Teksa Zhiru bëri një ndeshje speciale, duhet të them se prisja më shumë nga Salmakersi. Sa u përket gabimeve individuale, janë gjëra që mund të ndodhin, por Milani nuk duhet të humbë shpirtin.

Mendoni se goli i dytë i Napolit nuk ishte i shmangshëm?

Në të tilla situata nuk ndërhyhet dot aq kollaj. Simeone i vodhi kohën Tomorit dhe bëri diçka të jashtëzakonshme, por mbrojtësi kuqezi nuk duhet kryqëzuar.

A ishte i drejtë rezultati?

Traversa e Kalulusë po dridhet ende. Kishte vrapuar 80 metra dhe parapriu mbrojtësin rival. Gaboi me disa centimetra, por ishte shëmbëlltyra e një Milani që kërkon fitoren deri në fund.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Do të qëndroja me orë të tëra para televizorit”, Saki komenton sfidën Milan-Napoli: Mu duk si kampionati anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook