Tentoi të trafikonte drejt vendit tonë, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Portin e Durrësit u arrestua Endri Bushati.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Arena e Lajmit