“Mbron interesin publik”, Bardhi e Tabaku pas vendimit të Kushtetueses për Bordin e ushqimeve: Betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Fitore e shqiptarëve

Tabaku Bardhi 1

Deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Ushqimeve.

Gazment Bardhi shkruan një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj dhe se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik.

“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj👏👏Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo koleg që mbështeti këtë iniciativë”, deklaron Bardhi.

Ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët fituan.

“Gjykata Kushtetuese 🧑‍⚖️👩‍⚖️ shpëton shqiptarët nga bordet socialiste 🥀 dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues! ✌🏻

Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve!

Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul!

Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbk bordin e karburanteve.

Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues.

🥀 Bordi Socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve ⛽️ që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët 🥀!”, shprehet Tabaku.

“Mbron interesin publik”, Bardhi e Tabaku pas vendimit të Kushtetueses për Bordin e ushqimeve: Betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Fitore e shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook