Shtatë të qepura në fytytën e Tedi Carës/ Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të reaguar?

Në ndeshjen e luajtur ditën edjeshme në orën 15:00 mes Kukësit dhe Partizanit në”Kukës Arena” u shënua një incident vandal dhe aspak i hijshëm për një ndeshje futbolli.

TEDI CARA

Në minutën e 14-të Tedi Cara arriti të shënonte një gol të bukur nga goditja e dënimit dhe shkoi ta festonte meshokët e tij dhe stafin nëpankinë, por me t’u afruar, ai u godit nga një prej tifozëve në tribunën kryesore me një shishe me akull, e dyshuar se ishte edhe pa tapë. Sulmuesi i Partizani u dëmtua rëndë në fytyrë, madje në një moment kishte shumë frikë që sulmuesi mund të kishte humbur shikimin për shkak se çarja më e madhe ishte pranë syrit tëtij të djathtë. Në fund ai përfundoi me tri të çara dhe shtatë të qepura gjithsej, fatmirësisht pa pasoja me shikimin.

I riu u zëvendësuamenjëherë dhe u transportuanë spital, teksa ndeshja undërpre për rreth pesë minuta. Pavarësisht incidentit tërëndë, delegati i ndeshjes dhegjyqtari i ndeshjes vendosënqë ndeshja të riniste, pra tëmos pezullohej. Në fakt, tëpaktën për dikë që e sheh ngajashtë është një vendim i çuditshëm dhe jo “i pleqëruar”mirë, duke parë përmasat e incidentit, sepse pas kësaj lind pyetja: Çfarë duhet të ndodhëmë shumë që të pezullohet ndeshja?

Mos duhet të vdesë dikush? Jo vetëm kaq, por gjithashtu duhet me patjetër që policia të vihet në veprim dhe të hetojë gjithçka, e jo të vazhdojë të mos i japë rëndësi incidenteve të tilla, pasi është i treti në më pak se një vit. Ndodhi me Gjumsin në Kamzë në sezonin e shkuar, me Seferin në këtë sezon po në Kukës dhe së fundmi me Carën dhe asnjë prej autorëve nuk është ndëshkuar nga ligji i këtij vendi. Është momenti për të vënë “digën” se rrjedh apo vërshon fort.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Shtatë të qepura në fytytën e Tedi Carës/ Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të reaguar?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook