Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj: PD i ka bërë të qarta qëndrimet, raundi i parë dështoi prej maxhorancës. Bushka: Mos jepni mend, jini më bashkëpunues!

Etrytyu

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për raundin e parë të përzgjedhjes së Presidentit të ri.

Siç e kemi publikuar më herët, ky raund ka dështuar, pasi të dyja palët, si maxhoranca dhe opozita nuk kanë propozuar asnjë emër. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se përgjegjësia për dështimin e këtij raundi të parë rëndon mbi maxhorancën. Ai tha se opozita ka bërë të qarta qëndrimet e saj dhe sipas tij, duhet të vijohet në atë drejtim.

“Është e qartë që në këtë raund të parë nuk do të ketë kandidaturë. Këto mbledhje nuk janë rutinë, për të parë vetëm letrat. Është pjesë e një procesi, sa institucional aq edhe politik. Komisioni i Ligjeve luan rolin e saj. Përfitoj t’ju bëj me dije se cili është qëndrimi politik i PD. Nga ana jonë është bërë me dije që ky proces duhet të përmbushë dhe plotësojë disa kritere, për t’i dhënë shqiptarëve njeriun e tyre, kryetarin e shtetit. Për të dalë nga tradita jo gjithmonë e shëndetshme në përzgjedhjen e presidentit, përpara se të arrihet në një produkt të tillë ne kemi disa detyrime. Duhet të krijojmë një proces në sy të parlamentit. Do të duhet që mes palëve politike të jenë disa qëndrime që me realitet të krijohen në thelb. Qëndrimi ynë është bërë i ditur. Kushtetuta e Republikës përcakton që ky proces të zhvillohet në bazë institucionale.

84 vota përcaktojnë që opozita të ketë rol substancial. Maxhoranca si ka numrat dhe legjitimitetin për të vazhduar në mënyrë të njëanshme në përzgjedhjen e presidentit. Ne presim qëndrim nga maxhoranca. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së Kushtetutës? Ky dështim i këtij raundi të parë, nuk do të doja të bëja provokim, por qëndron mbi supet tuaja. Ju duhet të mbani një qëndrim. Përgjërimet e bëra nga përfaqësuesit më të lartë tuaja duken që kanë qenë farsë. Ne jemi gjithmonë në pritje të qëndrimit tuaj, për të parë se çfarë produkti do të dalë”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, deputetja Klotilda Bushka nënvizoi se procesi kërkon gjithëpërfshirje. Ajo ftoi opozitën që të jetë më bashkëpunuese në propozimin e emrave, në mënyrë që procesi të mos krijojë ngërçe

“Ky është proces që kërkon gjithëpërfshirje. Askush nuk mund të bllokojë një proces parlamentar. Unë jam në dijeni, si pjesë e konferencës së kryetarëve që u është bërë thirrje për të marrë pjesë në seancat. Nuk e di në ç’fazë jeni me diskutimet. Logjika është që ne si komision përveç qëllimit për t’i dhënë qëndrim të saktë kandidaturave. Dy detyra na jep kushtetuta është vlerësimi i kritereve, që kërkon që kandidati për President të jetë shtetas shqiptar nga lindja. Dy kritere janë të rëndësishëm e duhet të vlerësohen nga ne. E para ka të bëjë me rishikimin e pastërtisë të së kaluarës. Duhet të ketë integritet në përputhje me kriteret e parashikuara dhe duhet të jetë subjekt që nuk ndalohet për kandidim si ligj i dekriminalizimit. Ftoj palët të jenë më të përfshira, jo të jenë duke dhënë mend apo këshilla. Gjithsecili ta nisë nga vetja”, nënvizoi Bushka.

Arena e Lajmit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj: PD i ka bërë të qarta qëndrimet, raundi i parë dështoi prej maxhorancës. Bushka: Mos jepni mend, jini më bashkëpunues!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook