“Të bindur për fitoren”, Meta takohet me qytetarët në njësinë 8 dhe 9 në kryeqytet: Partia e Lirisë do jetë zëri juaj në Këshillin e Bashkisë

Meta Ne Komitetin Drejtues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar ditën e sotme me qytetarët e njësisë 8 dhe 9 në kryeqytet.

Meta shprehet se Partia e Lirisë do të jetë garancia se zëri i qytetarëve do të dëgjohet në Këshillin e Bashkisë, ndërsa bëri thirrje për të votuar Belind Këlliçin më 14 maj.

“Kënaqësi të takonim qytetarë të Njësive Nr.8 dhe Nr.9 në kryeqytet dhe të ndanim besimin e palëkundur për fitoren e opozitës dhe Belind Këlliçit në Tiranë në 14 Maj. Partia e Lirisë do të jetë garancia se zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë ndonjëherë në Këshillin e Bashkisë dhe po kështu se Bashkia e Tiranës do të jetë në shërbimin e tyre me përulësi dhe transparencë maksimale”, shkruan Meta.

“Të bindur për fitoren”, Meta takohet me qytetarët në njësinë 8 dhe 9 në kryeqytet: Partia e Lirisë do jetë zëri juaj në Këshillin e Bashkisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook