Llogaritë e kuqezinjve, ja sa pikë i duhen Kombëtares për të kaluar në Ligën A

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për të zhvilluar dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Izraelin më datën 24 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit dhe tri ditë më vonë, do të presë në “Air Albania” Islandën.

SHQIPERIA

Sa i përket situatës në grupin ku ndodhet, përfaqësuesja renditet në vendin e tretë me një pikë, ndërkohë që rreziku për t’u rrëzuar një ligë më poshtë është eliminuar, pasi do të zbresë Rusia pas përjashtimit nga UEFA. Kështu kuqezinjtë kanë sipër Islandën me 2 pikë dhe Izraelin me 5 pikë.

Fatmirësisht të dyja përballjet mes tyre, Islanda dhe Izraelin i kanë mbyllur në barazim, dhe të dyja kanë vetëm një ndeshje për të zhvilluar, atë kundër Shqipërisë, çka lë gjithçka të hapur për kreun e grupit.

Llogaritë- Dy fitore në dy ndeshje padiskutim që do të kalonin Shqipërinë në vendin e parë në grup, duke marrë përfitime që çdo kombëtare i dëshiron.

Kalimi në Ligën A dhe përballja me kombëtare të mëdha si Gjermania, Anglia, Holanda, Italia, Belgjika dhe të tjerë, padyshim do të sillte edhe të ardhura financiare edhe më larta.

Por jo vetëm dy fitoret mund të realizonin këtë skenar, pasi për kuqezinjtë mund të mjaftojnë edhe vetëm 4 pikë, nëse mposht Izraelin me dy gola diferencë,(0-2, 1-3), ndeshja direkt do të fliste për Shqipërinë dhe pastaj do të mjaftonte një barazim ndaj Islandën për kreun.

grupi b (1)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Llogaritë e kuqezinjve, ja sa pikë i duhen Kombëtares për të kaluar në Ligën A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook