Anisa Mukaj konfirmoi lidhjen me menaxherin e Maluma-s

Prej kohësh, Anisa Mukaj i mungon publikut shqiptar. Modelja dhe ish-velina e “Fiks Fare” e kishte zhvilluar jetën dhe karrierën e saj në SHBA, ku dhe nuk kanë munguar pozat hot në rrjetet e saj sociale. Por, duket se edhe jeta private për këtë bukuroshe është në ditët më të arta.

Ka qenë vetë Anisa që na ka konfirmuar se ka nisur një lidhje me menaxherin e Maluma, Miguel Lua. Anisa i ka uruar ditëlindjen personit të zemrës, duke vulosur kështu lidhjen edhe për ndjekësit e saj të shumtë. Lua është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte ranguar në ‘Billboard’ në mesin e top producentëve premtues që ‘lëvizin ujërat’ e industrisë diskografike.

Ndërkohë, prej pak kohësh, Anisa provoi edhe jetën në Turqi, pasi karriera e saj si modele varet nga agjencitë që arrin të lidhë kontratën. “Për momentin, jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjenci shumë e mirë këtu, kështu po eci shumë mirë, pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”, tha ajo për “Panorama Plus”, kohë më parë.

Në lidhje me pagesat, u shpreh: “Pagesat janë normale, jo të mëdha, pasi janë punë ditore ose disaditore”, por gjithsesi të mjaftueshme për të bërë një jetë të bukur. Pyetjes, nëse ka plan të bëhet pjesë e serialeve televizive turke, ajo t’ia lë të ardhmes.

Po sa e vështirë është të mbash një trup ekstra të hollë për të rezistuar si modele? Në lidhje me regjimin e elegancës, ajo thotë se po i kushton më shumë rëndësi fizikut dhe se të qenurit në formë vjen si meritë e të ushqyerit shëndetshëm dhe ushtrimit në palestër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Anisa Mukaj konfirmoi lidhjen me menaxherin e Maluma-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook