Juve dembele, Vlahoviç “në kërkim”/ Bardhezinjtë ndër ekipet që vrapojnë me pak, bomberi serb ka 5 ndeshje që… agjëron

Të shohësh Juven, një gjë duket qartë, përveç prodhimit të një loje të dobët, skuadra nuk ka dëshirë që luftojë. Nuk ka dëshirë që të vrapojë dhe të marrë fitoren. Diçka e tillë konfirmohet qartësisht edhe nga të dhënat që ka mbledhur pas 7 javësh edhe Liga e Serisë A, lidhur me statistikat personale të të gjithë futbollistëve që luajnë në 20 klubet e elitës italiane.

JUVE

Sigurisht që duke parë rolet, sulmuesit nuk mund të vrapojnë dhe të grumbullojnë kilometra sa mbrojtësit, apo këta të fundit sa mesfushorët. Por ajo që godet është se Juventusi përfaqësohet vetëm me dy futbollistë, me një numër të rëndësishëm kilometrash në 50 të parët e kësaj kategorie.

Nëse interisti Marselo Brozoviç ishte dhe konfirmohet edhe sivjet maratonomaku i Serisë A, me 11 kilometra e 754 metra mesatarisht për ndeshje, i ndjekur nga laciali Sergej MilinkoviçSaviç me 11.681 kilometra, i pari i bardhezinjve është në pozicionin e 14-të dhe bëhet fjalë për një rezervë.

Lojtari në fjalë është mbrojtësi Federiko Gati me 10 kilometra e 963 metra në 180 minuta lojë, ndërsa futbollisti tjetër i “Zonjës së Vjetër” pozicionohet i 36-ti, Manuel Lokateli me 10 kilometra e 338 metra. Për sa i përket juvetinëve të tjerë, renditja vazhdon me Bremerin në vendin e 51-të (10.368 metra); Adrien Rabio i 54-ti me 10.338 metra; Leandro Paredes i 59-ti me 10.310, ndërsa ai që ka vrapuar më pak, si për çudi, është Filip Kostiç, në pozicionin e 171-të, me një mesatare prej 8 kilometrash e 915 metrash.

Këto të dhëna mund të duken disi relative, duke qenë se një skuadër ndoshta nuk ka nevojë që të vrapojë shumë për të kontrolluar lojë dhe tentuar fitoren, por kur sheh që edhe Monza, e cila fitoren e parë e arriti ndaj Juves dhe ka 4 lojtarë mes 50-të të parëve, ndoshta diçka do të thotë.

VLAHOVIÇ “NË KËRKIM”

Dhe duke lënë mënjane dembelizmin e Juventusit, i cili duhet korrigjuar sa më shpejt, përveç ideve të lojës që duhet të ofrojë, një tjetër problem në Torino është bërë papritur Dushan Vlahoviç.

acf-fiorentina-v-juventus-fc-coppa-italia-1024x682

Sulmuesi serb i cili e nisi sezonin me 4 gola në katër ndeshjet e para, ka ngritur frenat e dorës si me magji dhe prej 5 takimesh mes kampionatit dhe Champions-it nuk arrin që as ta shohë portën, jo më të tundë rrjetën.

Serbit të cilit i ishin premtuar krosime nga Kostiç e Di Maria nuk po i sheh këto topa perfektë gati për t’u devijuar në rrjetë, por mbi të gjitha, forma e tij është në rënie konstante. Aq sa vetëm ndaj Monzës ishte më i dobëti në fushë me 16 topa të humbur. Shkurt, te Juvja ka nevojë për ndryshime dhe duhen bërë tani!

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Juve dembele, Vlahoviç “në kërkim”/ Bardhezinjtë ndër ekipet që vrapojnë me pak, bomberi serb ka 5 ndeshje që… agjëron

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook