Detajet/ Dhunimi barbar deri në vdekje i kenianes Joy Aoko, 6 të shoqëruar në polici, kontrolle në 4 banesa

Keniania E Dhunuar 684x450 x Joy

Policia shoqëron 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se janë ushtruar 4 kontrolle banesash.

Gazetarja Lala tha se mes të shoqëruarve është dhe ish-shoferi i kazinosë, Rodi Barçi, ku punonte dhe e reja. Po ashtu, policia ka shoqëruar dhe vëllain e Barçit, kushëririn e tij me inicialet R.D., si dhe 3 persona të tjerë që kanë lidhje shoqërore me të.

Ish-shoferi ka pasur një lidhje intime me vajzën dhe më pas është ndarë. Ai ka pretenduar se para se të dhunohej, kishte shkëputur komunikimet e vajzën. Por ka rezultuar se ish-shoferi ka pasur komunikime me vajzën dhe para se ajo të gjendej në gjendje të rëndë poshtë hostelit ku jetonte. Barçi është hetuar dhe dyshuar si person i përfshirë në këtë ngjarje.

Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës. Kujtojmë se 22-vjeçarja dyshohet se u dhunua barbarisht me 13 gusht 2022 dhe më pas u hodh nga banesa. Ajo qëndroi për disa muaj në gjendje kome te Trauma, ndërsa ndërroi jetë më 13 shkurt, në një spital në Kenia.

Arena e Lajmit

Detajet/ Dhunimi barbar deri në vdekje i kenianes Joy Aoko, 6 të shoqëruar në polici, kontrolle në 4 banesa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook