Një miqësore luksi do të arbitrojë gjyqtari ndërkombëtar shqiptar Enea Jorgji më 27 shtator në stadiumin “Bramall Lane” të Shefilldit.
“Panorama Sport” mëson se elbasanasi është përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen Angli-Gjermani për ekipet kombëtare U-21.
Ka qenë një ftesë e Federatës Angleze të Futbollit për t’u gjykuar kjo miqësore nga arbitra shqiptarë.
Anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Dojando Myftaraj, ndërsa gjyqtar i katërt Kridens Meta.
Ndërkohë, një katërshe tjetër gjyqtarësh me kryesor Juxhin Xhajën, do të vendosë drejtësi nesër në orën 20:45 në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Lihtenshtejnit dhe Andorrës.
Asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi, ndërsa i katërt Elodrian Hamiti.
Në sistemin VAR do të jetë italiani Luka Paireto.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”