Arrestimi i Edmond Haxhias në Angli për vrasjen e biznesmenit Nikulaj, ja si ra në gjurmët e tij policia britanike

Nikulaj 4

Policia britanike ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim nga telefonat celular, pasi ishin njoftuar edhe nëpërmjet letërprosive të dërguara pak ditë më parë nga Policia e shtetit shqiptar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për  BalkanWeb se të njëjtat burime bëjnë me dije se 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin, teksa dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit në kërkim ndodhet në Londër.

Sa i përket edhe ekzekutorit, Ruben Saraiva shtetasi portugez burime thonë se nuk ndodhet në Britani, ka dyshime të forta se pas ngjarjes ai është larguar si këmbësor drejt shtetit grek.

Tashmë pritet dhe nisja e procedurave për ekstradimin e të arrestuarve, Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt nga shteti britanik drejt shtetit shqiptar ku do të përballen edhe me akuzat.

Arena e Lajmit

Arrestimi i Edmond Haxhias në Angli për vrasjen e biznesmenit Nikulaj, ja si ra në gjurmët e tij policia britanike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook