“Tani quajeni krim-ministër”, Berisha: Darkat e Ramës kushtojnë nga 10 mijë dollarë, qytetarët nuk hanë dot 2 vakte në ditë

Sali Berisha8

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kreu i qeverisë tani duhet të quhet krim-ministër e jo më kreu i qeverisë së vendit.

Duke folur në një komunikim me gazetarët në përfundim të protestës, Berisha tha se kryeministri vetë konsumon darka që kushtojnë 10 mijë dollarë, ndërkohë që ka njerëz që marrin me lista një apo dy vakte në ditë.

“Mundësisht të jeni korrekt, mos e quani më kryeministër. Nuk mund të quhet më kryeministër një njeri i cili paguan vrasës me pagesë kryezbuluesin e botës kundër opozitës, nuk mund të quhet kryeministër, por krimministër i njeri i cili i rekruton partnerit tonë kryesor kryezbuluesin e saj. U takon ju mediave të formësoni fjalorin e ri politik që meriton Edi Rama. Do ta quajmë thjeshtë “krim ministër””, tha Berisha.

Sipas tij “Rama është një njeri i cili vet shtrohet, mos të prish gojën, në darka 10 mijë dollarë, kurse të tjerët jetojnë me 1-2 vakte në ditë dhe ato i marrin me listë. Një njeri i cili vendos bordet e etërve të tij dhe thotë “janë të dobishme”. Një njeri i cili grabiti me klanin e tij pasurinë numër 1 publike të shqiptarëve, portin e Durrësit, një njeri i cili i vodhi shqiptarët gjatë Covid, një njeri i cili nuk mendon asgjë tjetër veçse pasurimin e familjes së tij”.

“Tani quajeni krim-ministër”, Berisha: Darkat e Ramës kushtojnë nga 10 mijë dollarë, qytetarët nuk hanë dot 2 vakte në ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook