Pauza e kombëtareve i vjen në ndihmë, Partizani me gjithë “artilerinë e rëndë” në derbin ndaj Tiranës

Dëmtimet kanë qenë armiku më i madh i Partizanit në këtë nisje të sezonit.

PARTIZANI 2

Alfred Mensah, Aristoteles Romero, Engjëll Hoti, Viktor da Silva, Masanga Matondo, Matej Cvetanoski dhe Marçelino Preka janë lojtarët që kanë shfaqur probleme fizike vetëm në 5 javët e para të kampionatit.

Lajmi i mirë është se shumica e tyre janë rikuperuar, por shqetësuese mbetet situata për Da Silvan dhe Hotin, të cilët munguan në ndeshjen me Kukësin.

Da Silva vijon të vuajë problemet muskulore, që në fakt i ka të trashëguara, sepse edhe te Vllaznia ka munguar herë pas here.

Nga ana tjetër Hoti vijon periudhën e rehabilitimit për një dëmtim në kavilje, që e ka mbajtur jashtë në tri javët e fundit.

Te dëmtimet, së fundmi, u shtua edhe Cara, i cili pësoi atë incident ndaj Kukësit dhe ka 7 qepje në fytyrë.

Gjithsesi, pauza prej aktiviteteve të ekipeve kombëtare ka ardhur pikërisht në kohën e duhur për “demat”.

Me rinisjen e stërvitjes, Kolela pritet t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Hoti dhe Da Silva pritet të ingranohen gradualisht në stërvitje me grupin dhe të jenë gati për derbin me Tiranën në ditët e para të tetorit.

Edhe Cara pritet gjithashtu të jetë gati dhe me shumë mundësi Kolela, më në fund, do ta ketë ekipin të plotë në dispozicion në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

Në rast se do të jenë tërësisht gati fizikisht, Hoti dhe Da Silva pritet të jenë titullarë.

PAR 1

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Pauza e kombëtareve i vjen në ndihmë, Partizani me gjithë “artilerinë e rëndë” në derbin ndaj Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook