Merr flakë në ecje autobusi tek mbikalimi i Novoselës, çfarë thotë policia

Autobusi2

Një autobus ka marrë flakë në ecje tek mbikalimi i Novoselës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier. Burime zyrtare bënë me dije se ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin me inicialet B. Xh., 60 vjeç. Deri më tani nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(Balkanweb)

Merr flakë në ecje autobusi tek mbikalimi i Novoselës, çfarë thotë policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook