“Korrektim të pagave për fundjavën dhe turnet”, paralajmërimi i ministres për bizneset: Nga 1 qershori ndryshon ligji për…

Delina Ibrahimaj

Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat. Kështu deklaroi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë e Financave teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.

Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.

Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku. Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore. Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj, Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë.”, tha ajo.

“Korrektim të pagave për fundjavën dhe turnet”, paralajmërimi i ministres për bizneset: Nga 1 qershori ndryshon ligji për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook