“Sa më arrogante qeveria, aq më e fortë duhet të jetë protesta”/ Tomor Alizoti: Opozita reale janë njerëzit! Rama ka dezertuar, s’është në detyrë

Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend, tensionet në Kuvend për përjashtimin e deputetëve të PD-së.

Gjatë bisedës në studio, Alizoti tha se demokracia në funksionon dot pa institucione, duke theksuar se tashmë në Shqipëri vendos politika.

“Seanca sot ishte pa prezencën e kryeministrit , pa interpelancë,. Parlamenti nuk funksionon më. Kjo pra është situata parlamentare. Në Shqipëri nuk funksionon më shteti.  Këtu nuk funksionon më asnjë institucion. Nuk ka të drejtë garda të bllokojë deputetët. Nuk mundet garda të ndalojë një deputet”, tha ai.

Më tej shtoi se në Perëndim opozita ka hapësirë, ndërsa në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka për qëllim shkatërrimin e saj.

“Kur opozita të thërret në interpelancë duhet të përgjigjesh. Kërkuam interpelancë, Rama e delegoi. Sa më të forta të jenë debatet aq më demokratik vendi. Kemi një krizë, kryeministri duhet të përgjigjet”, tha ai.

Teksa u ndal tek protestat, deputeti i PD u shpreh protesta janë e vetmja rrugë që kanë mbetur, pasi është cenuar hapësira demokratike.

“Në demokraci përgjigjet para disa institucioneve, ndërsa qeveria jonë nuk përgjigjet. Dhe tani e vetmja rrugë është protesta,. Nuk mund të pretendosh që me një vulë të ndryshosh situatën politike në Shqipëri. PD duhet të mbrojë rolin e saj, por edhe të Shqipërisë. Nuk ka ndodhur që të përjashtohen deputetë. Po cënove opozitën, ke cënuar hapësirën demokratike në Shqipëri. Opozita reale është aty ku janë njerëzit. Opozita nuk bëhet me vulë, duam apo jo ne kjo është. Zgjidhja nuk është në një vitrinë dhe ne e marrim, por punohet për të arritur një zgjidhje. Një opozitë duhet të jetë e fortë të mbrojë identitetin e saj. Protestat duhet bërë dhe duhet të jetë e fortë, se ku pak rëndësi ka. Problemi në Shqipëri është kryeministri jo SPAK. Sepse ai ka mbërthyer të gjitha institucionet. Po shkon në një autokraci të re, në një krizë të madhe pa asnjë lloj rregulli”, shtoi ai, duke theksuar: “Kjo PD që është duhet të mbrojë identitetin e saj. Nëse ajo nuk mbron dot ekzistencën e vet, nuk ekziston. Emri është historiku, identiteti. Emri përfaqëson. Këtu cënohet më rrënjë demokracia. Rama duhet të dalë përballë. Por ai ka dezertuar, nuk është në detyre. Duhet të rrish atje të përgjigjesh. Të kishim ne një konflikt si në Ukrainë Rama do ikte i pari.”

Arena e Lajmit

“Sa më arrogante qeveria, aq më e fortë duhet të jetë protesta”/ Tomor Alizoti: Opozita reale janë njerëzit! Rama ka dezertuar, s’është në detyrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook