KESH nxjerr shpallje për shitje energjie, eksperti: Pse nuk tregtohet në bursë, apo grumbullohen fonde për fushatën?

328261633 928742968118497 7831599397990302999 N

Eksperti Azmer Duleviç në një reagim të bërë në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan se KESH ka nxjerrë një shpallje për shitje energjie për datat 2 deri në 5 Maj, por kjo energji sipas tij nuk po tregtohet në Bursë.

“Mos vallë ka lidhje me grumbullim fondesh për fushatën?”, shprehet ai, ndërsa tregon dhe shifrat me të cilat është shpallur shitja e energjisë, e ndarë me 4 lote.

“Zv.ministra dhe drejtorë që nuk japin dot një intervistë pa lejen e Ballukut, nuk i hyjnë në punë as dreqit. Do habiteni po ta dini sa zv. ministra energjie janë në qarkullim që as emrat nuk ja di njeri”, shkruan Duleviç.

Reagimi i plotë:

Dështimi i bursës ALPEX❗

(4.4 mln € ka kushtuar deri tani)

KESH  ka nxjerrë një shpallje për shitje energjie për datat 02 deri në 05 Maj 2023.

Të ndarë në 4 lote konkretisht në ⤵️

Lot 1 19200 MWh

Lot 2 9600 MWh

Lot 3 6800 MWh

Lot 4 7200 MWh

Pse kjo energji nuk po tregtohet në Bursë meqënëse e kemi funksionale⁉️

Mos vallë ka lidhje me grumbullim fondesh për fushatën?

Pse nuk flet opozita për këtë gjë? Mos vallë nuk e di? Mos vallë është e paaftë në burime njerëzore? Apo mos vallë merr pjesën e saj⁉️

E dini me çfarë çmimi po e shesin energjinë?

Lot 1.    68.51 €/MWh

Lot 2.    64.29 €/MWh

Lot 3.    64.13 €/MWh

*Po ti referohemi bursës hungareze për datat 02-05 Maj nuk kemi të dhëna!*

E kam thënë dhe e them përsëri zv.ministra dhe drejtora që nuk japin dot një intervistë pa lejen e Ballukut nuk i hyjnë në punë as dreqit. Do habiteni po ta dini sa zv. ministra energjie janë në qarkullim që as emrat nuk ja di njeri

Arena e Lajmit

KESH nxjerr shpallje për shitje energjie, eksperti: Pse nuk tregtohet në bursë, apo grumbullohen fonde për fushatën?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook