Zgjedhjet, Berisha porosi departamenteve të PD: Hartoni programet për qytetarët. Do fitojmë, deri në mosbindje civile!

Sali Berisha 4

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa theksoi se do të opozita do të fitojë, duke përmendur dhe mosbindjen civile.

Gjatë një takimi me drejtues të departamenteve ai dha disa porosi sa i takon zgjedhjeve, për të hartuar programet për qytetarët.

“Opozita, në kushtet tona duhet të përdorë mediat sociale, më mënyrën më të fuqishme për të përcjellë të vërtetat te qytetarët. Jemi në fushatë elektorale, është e domosdoshme që të mblidheni si departamente dhe të diskutoni për programet elektorale të kandidatëve tanë. Ka një program të përgjithshëm që qeverisë së ardhshme, por qytetarët duan programin e tyre. Ne presim dhe e kemi shumë të nevojshme kontributin tuaj dhe idetë tuaja. Fushata ka nisur, ndaj do ju lutesha që sipas fushave të mblidheni dhe të hartoni një program sipas qyteteve, që t’i vijmë në ndihmë kandidatëve tanë. Po më thonë jo rrallë herë që pse e përdor këtë term. Unë kam mirëkuptim për ata që pyesin. Ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin de-facto të eliminimit të votës. Ju e njihni procesin elektoral, por nëse unë kryeministër, mobilizoj makinerinë shtetërore dhe ti që drejton një forcë politike vjen e matësh me mua, unë me një logjistike më të madhe dhe me buxhet të madh, kjo zgjedhjet i bën fiktive. Lojtarë në kushte të barabarta duhet.

Ne do fitojmë, duke persistuar, me metoda të mosbindjes civile. Atëherë kishim mekanizma të tjerë të fuqishëm, që sot s’i kemi. Sot do përdorim mundësitë që kemi. I keni parë protestat që janë zhvilluar. Që nga viti 90 e deri sot këto janë protestat në të cilat forca politike që i organizon ka vetëm një pushtetar, çka do të thotë janë masë e pafundme idealistësh që vijnë aty. Nuk i nxjerr pushteti, apo bashkitë, por vetja e tyre, idealet e tyre. Ne jemi forcë kundër dhunës, nuk na intimidon njeri. Rama është i interesuar për dhunë, dhe të tjerë. Ne jemi forcë politike që beson në fuqitë e lëvizjes paqësore, besojmë te mosbindjes civile. Të angazhohemi në këtë lëvizje në mënyrë që të realizojmë këtë qëllim, që t’i dalim zot vendit.”, pohoi kryetari i PD-së.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet, Berisha porosi departamenteve të PD: Hartoni programet për qytetarët. Do fitojmë, deri në mosbindje civile!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook