Boçi pas takimit me strukturat e PL: Për të sjellë ndryshimin, duhet të jemi bashkë!

332761433 536777958554935 3441601152992571805 N

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka komentuar takimin e sotëm me strukturat e Partisë së Lirisë, ku u prezantua nga Ilir Meta.

Boçi tha se e priti me kënaqësi ftesën e Metës për të qenë në takim, ndërsa shprehet optimist për rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.

“E prita me kënaqësi ftesën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë në takim me strukturat e aleatëve tanë në funksion të zgjedhjeve të 14 majit!
Kam bindjen se për të sjellë ndryshimin e pritshëm në Elbasan do të duhet të jemi bashkë jo vetëm si forca opozitare, por mbi të gjitha si qytetarë që e duam dhe na dhemb gjendja e qytetit sot!
#Ndryshojmënë14maj”, shkruan Boçi.

Arena e Lajmit

Boçi pas takimit me strukturat e PL: Për të sjellë ndryshimin, duhet të jemi bashkë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook