“Mosbindja civile e vetmja zgjidhje”/ Lubonja: Rama bashkëpunoi me një të korruptuar. Zekthi: Krimi i organizuar pjesë e vendimmarrjes. Çështja e vulës në PD…

Lubonja

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 foli për zhvillimet politike në vend, duke u fokusuar tek vula e Partisë Demokratike si edhe protesta e 3 marsit.

Gjatë bisedës në studio, Lubonja tha se sistemi I drejtësisë është i kapur, duke shtuar se kryeministri Edi Rama jo vetëm që është i korruptuar, por arriti deri aty që të korruptonte edhe një zyrtar të FBI-së.

“Ne nuk kemi gjykata të paanshme dhe nuk kemi besim tek gjykata në tërësinë e vet. Unë të paktën nuk besoj aspak tek i gjithë ky sistem. Kur nuk ke gjykatësin, arbitrin e paanshme, çdo gjë mund të ndodhë. Kemi një kryeministër që për të shkatërruar opozitën, ka bashkëpunuar e një të korruptuar të FBI-së. Tani kur ky vepron deri tek FBI, SHBA, imagjinoni çfarë mund të bëjë me gjykatat që i ka zgjedhur vetë. Problemi është më i madh se kaq. Futja në Parlament është mosbindje civile, nuk di a ka rrugë tjetër. Nuk mundet që gjykatësit të veprojnë kështu. Këto janë gjykatës për t’u future në burg. Në demokraci duhet gjykatë e pavarur për të mos pasur të tilla ngjarje”, tha Lubonja.

Ndërkohë, Fitim Zekthi i ndalur tek çështja e vulës së Partisë Demokratike tha se kjo çështje duhet të marrë zgjidhje njëherë e mirë dhe se duhet pranuar me qetësi vendimi përfundimtar, përndryshe tensionet sipas tij nuk do të ndalen.

“Lidhur me çështjen e vendimit të 3 marsit, mendoj se një konflikt zgjidhet, o me negociatë o me dajak ose me gjykatë. Këtu me negociatë nuk pati zgjidhje, me dajak u tentua 8 janarin e kaluar. Një grup njerëzish sulmoi një godinë me pretendimin për ta marrë atë se ishte shtëpia e tyre. Mbeti të zgjidhet në gjykatë, por tani thonë që gjykata është e kapur. Por kur u mor vendimi i shkallës së parë, zoti Berisha e përshëndeti atë veprim. Por tani një gjyqtar është i ndershëm dhe tre janë të pandershëm. Tani vendimin e Apelit nuk e pranon. Pra nëse jepet vendim kundër vulës është i kapur, nëse e jep pro Berishës është në rregull.  Sistemi i drejtësisë në Shqipëri pa dyshim ka probleme serioze. Është bërë një llahtari për shkak të politikanëve prej 30 vitesh. Krimi i organizuar dhe biznesi klientelist janë pjesë e vendimmarrjes. Shqipëria është djegur njëherë në ’97. Unë mendoj që duhet pranuar me qetësi ajo që thonë institucionet, ose ndryshe i bie të theremi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

“Mosbindja civile e vetmja zgjidhje”/ Lubonja: Rama bashkëpunoi me një të korruptuar. Zekthi: Krimi i organizuar pjesë e vendimmarrjes. Çështja e vulës në PD…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook