“PS, familja ime”, Ahmetaj flet për karrierën politike: Nuk kam nevojë të më shohë askush

Dfgsdfgsdfg

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se “nuk ka nevojë për shikimin e askujt”, kur është pyetur për qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj tij.

Ahmetaj u përgjigj duke pyetur se pse kryeministri i dha gjithë atë besim me emërimet e tij në krye të financave të shtetit për çështje si rindërtimi dhe pandemia,  ndërsa vijoi duke thënë se Partia Socialiste është familja e tij/

Më tej ai tregoi gatishmërinë për t’u përballur me përfaqësuesit e opozitës në një përballje publike në lidhje me rastin e inceneratorëve duke thënë se është gati në çdo kohë.

Pjesë nga biseda:

Ahmetaj: Kam kontribuar me shumë orë pune dhe gur kilometrik ka qenë greva e urisë. Kam kontribuar me fitoret e mia 4 herë dhe në qeveria kam ristrukturuar me financat e shtetit që të mburrem me pandeminë dhe rindërtimin. E treta më e rëndësishme, PS është familja ime.

Po Rama ua ka hequr shikimin.

Ahmetaj: Nuk kam nevojë për shikimin e askujt. Pse më dha gjithë atë besim. Pyesni Bushkën, sa diskutime janë bërë. Kam vetëm një kusht thashë, ministri i rindërtimit nuk do ketë asnjë tender. të gjitha i ka bërë FSHZH dhe bashkitë e vendit. Jam krenar për punën time.

Ke kurajo të përballesh me opozitën për inceneratorët?

Me fto kur të duash, absolutisht. Unë nuk jam në Suedi

“PS, familja ime”, Ahmetaj flet për karrierën politike: Nuk kam nevojë të më shohë askush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook