Në Ballsh e quajnë Kafu, rrëfehet Kamar: U ftova në Kombëtare prej Bylisit

Bylisi u ka dhënë shumë hapësirë lojtarëve të talentuar të rinj nga Shqipëria, por jo vetëm. Në Ballsh kanë bërë emër edhe futbollistë nga Afrika, që Bylisin e shohin si trampolinë. Duket se në rrugën e mbarë është edhe anësori i djathtë, Abubakar Kamara, i cili ka origjinën nga Bregu i Fildishtë. 20-vjeçari është një lojtar i shpejtë dhe teknik. Ai u bë pjesë e Bylisit në janarin e shkuar, pasi ishte fillimisht te Partizani. Pak ditë më parë i kam mbërritur një ftesë edhe nga kombëtarja e Nigerit (nuk është Nigeria). Por pse e ka bërë këtë zgjedhje kur mund të luante me Bregun e Fildishtë?

kamara

Vetë Kamara, në një intervistë për “Panorama Sport” tregon gjithçka. Ai flet për emocionet e ftesës se parë dhe shpreh mirënjohje për Bylisin, që ndikoi shumë në këtë thirrje me kombëtaren. Kamara shpreson që duke u aktivizuar këtë sezon në Superiore, të shpërthejë si pjesë e ballshiotëve. Te Bylisi i kanë ngjitur nofkën “Kafu”, duke qenë se ka tipare të njëjta me ish-lojtarin e famshëm brazilian të Romës dhe Milanit.

Kamara, së fundmi ju ka mbërritur ftesa nga Nigeri. Ju jeni nga Bregu i Fildishtë, pse bëtë këtë zgjedhje?

Unë kam dy shtetësi, nga Bregu i Fildishtë dhe Nigeri. Të jem realist më kontaktuan të dyja përfaqësueset që interesoheshin së fundmi për mua. Por unë zgjodha Nigerin. E gjitha, sepse me Nigerin karriera ime mund të jetë edhe më e mirë. Mund të kem më shumë hapësira aty. Kemi një ekip shumë të mirë dhe unë ndihem komod në çdo aspekt. Jam në një skuadër me cilësi dhe mund të shkojmë larg së bashku. Në datën 23 luajmë ndeshjen e parë dhe kemi mobilizim maksimal.

Ky grumbullim është një plus për ju në karrierë apo synoni edhe më shumë?

Sigurisht që po, edhe për faktin se tashmë jam në kulmin tim. Jam pjesë e një ekipi të Superiores si Bylisi. Këtu kam hapësira dhe i duan të rinjtë. Nga Kupa e Kombeve në Afrikë kanë dalë shumë lojtarë që më pas janë shitur në kampionate të njohura. Unë dua që të rritem sa më shumë.

Pas trofeut në Kategorinë e Parë, luajtët në Superiore dhe tashmë kapni kombëtaren. Ishte me fat transferimi te Bylisi?

Patjetër që po, unë kam bërë një zgjidhje shumë të mirë për karrierën. Jam lojtar që dua të eci dhe kam synime. Nëse jam në kombëtare sot kjo është falë Bylisit. Unë u jam mirënjohës stafit, shokëve dhe presidencës, që më kanë vlerësuar shumë në Ballsh dhe më kanë bërë që të ndihem shumë mirë.

Në Ballsh ju thërrasin Kafu! Jeni tifoz me brazilianin apo…?!

Po kjo ka ndodhur që në sezonin e shkuar, pasi erdha këtu në klub dhe luaja në linjën e djathtë në tërësi. Ngaqë merrja krahun shpesh më ngacmonin me shaka, duke më vënë pseudonimin e brazilianit Kafu.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Në Ballsh e quajnë Kafu, rrëfehet Kamar: U ftova në Kombëtare prej Bylisit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook