Më në fund një lajm i mirë për Rejan, Uzuni është gati për Izraelin

Seria e dëmtimeve në radhët e përfaqësueses shqiptare ka lënë kuqezinjtë të përgjysmuara para dy sfidave të rëndësishme të këtyre ditëve ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve. Por tekniku Edi Reja më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi nuk do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve më në formë për momentin.

UZUNI 1

Myrto Uzuni, i cili ka qenë një nga liderët e Granadës në La Liga 2 në Spanjë duke shënuar 6 gola në kampionat, kishte shfaqur probleme fizike që në ditët e para të grumbullimit dhe ishte në dyshim nëse mund të aktivizohej apo jo. Mungesa e tij do të ishte një tjetër goditje e rëndë për planet e Rejas duke llogaritur se në sulmin e përfaqësueses mungon edhe një emër i zakonshëm si Manaj, pa harruar këtu edhe dëmtimin që la jashtë Çekiçin si force ofensive në mesfushë.

Reja thirri të riun Eljon Toçi nga radhët e Shpresave në rast emergjence, por sot e ka kthyer atë përsëri te ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, pasi stafi mjekësor ka bërë të ditur se Uzuni do të jetë i gatshëm që për duelin e kësaj të premte. Kështu, trajneri mund të bëjë pak më i qetë planet për repartin e avancuar ku ka në dispozicion edhe Brojën, Cikalleshin dhe Seferin.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Më në fund një lajm i mirë për Rejan, Uzuni është gati për Izraelin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook