Vula e PD dhe protesta e opozitës/ Ristani: Parlamentarizmi nuk funksionon, dyshojmë te gjykata. Lapaj: Ndarja e demokratëve, kurth që po e ndjeni tani

Fdghfghfdgjhdfgj

Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që pritet të ndodhin në 3 mars në kuadër të dhënies së vendimit të gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.

Ristani deklaroi se parlamentarizmi në vend nuk funksionon dhe se kryeministri Rama në këtë pikë të pushtetit kontrollon thuajse të gjithë pushtetet, gjë që bën demokratët sipas tij të dyshojnë edhe te pushteti gjyqësor që ka në dorë edhe çështjen e vulës së PD-së.

Nga ana tjetër avokati Adriatik Lapaj i ëshë kthyer demokratit duke i thënë se nëse nuk besohet te gjykata cila është arsyeja e drejtimit te ky institucion, pyetje së cilës Ristani i është përgjigjur duke deklaruar se sistemi po bie dhe shqiptarët duhet të bëjnë një zgjedhje.

Lapaj vijoi duke thënë se vendi nuk ka pasur sistem në 32 vitet e fundit, por ka pasur kleptokraci, anarki dhe kryetarokraci, ndërsa e cilësoi ndarjen brenda PD si “një kurth” i cili po ndihet vetëm tani.

Pjesë nga biseda:

Ristani: Nuk funksionon parlamentarizmi dhe kryeministri guxon të thotë që nuk e lejon interpelancën. Kryeministri kontrollon legjislativin, nuk kemi pushtete të ndara. Kryeministri ka gjithë shenjat që kontrollon edhe legjislativin. Ky kryeministër a e ka mundësinë të kontrollojë edhe gjyqësorin. Nëse marrim shenja që e kontrollon edhe atë këtu ka rënë sistemi. Kemi kërkuar interpelancë për fluturimet me charter dhe nuk u zhvillua, nuk është e ligjshme.

Nëse kemi të bëjmë me një sistem që funksionon, nuk është e paligjshme që të mos pranojmë vendimet e gjykatës, por në një sistem të kapur sigurisht që ka rënë demokracia dhe kur ndodh kjo çdo gjë pastaj është për t’u marrë në shqyrtim.

Lapaj: Pse keni shkuar në gjykatë? Kur nuk e njihni pse keni shkuar?

Ristani: Kush e tha këtë?

Lapaj: Na e shpjego ti

Ristani: Janë dhjetëra raste të autokracisë së vendosur në vend. Nëse i kemi këto raste dhe kryeministri ndikon te pushtetet, përse të mos dyshoj se ka ndërhyrje dhe te gjykata.

Lapaj: Nëse thua që ka rënë sistemi nuk ke pse i beson sistemit.

Ristani: Kur sistemi bie shqiptarët duhet të vendosin, sepse duhet të gjejnë zgjidhje.

Ristani: Janë të gjitha shenjat dhe veprimet që vendi po shkon në autokraci. Vendi ka autokraci dhe aty bëhet çfarë thotë njëshi. Ka shumë shenja dhe të gjyqësori. Ne jemi të detyruar të respektojmë sistemin, sepse duam që të funksionojë.

Lapaj: Ne kemi pasur një sistem në Shqipëri dhe ai ka rënë. Pas tij nuk është ngritur më sistem në vend. Shqipëria ka vite në kryetarokraci, kleptokraci dhe anarki. Të paktën për ne që nuk na dhemb partia më shumë se Shqipëria, unë them se nëse e njeh gjykatën pse i drejtohesh asaj? Kur e fiton nuk paska problem, kur nuk fiton ka problem. Çdo deklaratë e një politikani që i drejtohet gjykatave është atentat për drejtësinë. Kjo është drejtësia, një pëllëmbë njëri, një grusht tjetri. Për luftën politike asnjë palë nuk kursen asgjë. Nuk u intereson asgjë. U tha që pushteti të mos i bëjë presion gjykatave. Pushteti e bën nën tokë presionin nëse e bën, nuk del në foltore.

Situata në PD është një kurth që këta po e ndjejnë tani. Këta janë shumicë, në demokraci shumica duhet të prevalojë. Vulën e ka një fraksion që quhet pakicë. Por këta në raport me shqiptarët janë pakicë e padiskutueshme. Ne nuk kemi në kontroll sot fatet tona. Një parti që duhet të bënte luftë me pushtetin sot zihet me veten për karrige dhe kjo luftë për karrige është. Edhe opozita pushtet është, për atë luftojnë.

Te urologjia ka 5 muaj që nuk punon aparati për shkatërrimin e gurëve në veshka. Nuk kam parë njërin në Parlament ta ngrejë këtë, partia dhe vula thonë. Sistemi i kryetarokracisë është vendosur në 2008

Vula e PD dhe protesta e opozitës/ Ristani: Parlamentarizmi nuk funksionon, dyshojmë te gjykata. Lapaj: Ndarja e demokratëve, kurth që po e ndjeni tani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook