Do konfliktohej me familjen e gruas/ Me pistoletë dhe kokaine në ‘Porsche’, pranga 27-vjeçarit në Vlorë (EMRI)

Vlore

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, ndërkohë në pranga ka rënë një i ri në Vlorë, i cili lëvizte i armatosur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Arber Ymeraj po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, si rezultat i inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Me pistoletë dhe sasi kokaine në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe sasia e lëndës narkotike kokainë.

Shërbimet e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i punës së pandërprerë në terren, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe për pasojë cenojnë rendin dhe sigurinë publike, kanë siguruar informacion se një shtetas i armatosur po vinte drejt Vlorës dhe se mund të kryente një krim të rëndë. Në bazë të këtyre informacioneve shërbimet e Policisië kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Alert”.

Në kuadër të këtij operacioni, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetHiqe figurën e zgjedhurin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. Y. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Do konfliktohej me familjen e gruas/ Me pistoletë dhe kokaine në ‘Porsche’, pranga 27-vjeçarit në Vlorë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook