Një i ri nga Dibra, i cili banonte në Kamëz, ka humbur kontaktet me familjarët prej 10 ditësh. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ulvi Skana, i cili mësohet se është zhdukur dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët 10 ditët e fundit.
“BalkanWeb” sjell fotografinë e të riut, ndërsa mëson se ai ishte nisur për jashtë shtetit para dy javësh, por e kishin kthyer, pasi kishte ekspuls në pasaportë.
Që prej atij momenti, 29-vjeçari ka humbur kontaktet dhe familjarët e tij bëjnë thirrje për ndihmë, duke dhënë dhe numrin e telefonit.
Arena e Lajmit