Rama nxjerr rezultatet: 25% e bizneseve deklaruan shifrat e sakta pas nxjerrjes së pagave online

Rama Edi2

Kryeministri Edi Rama nxorri sot rezultatet e luftës anti informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve.Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.

“Ju të gjithë e keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së saj negative, kishte edhe një anë jo të vogël pozitive, sepse u gijthë opinioni u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Sikundër e bëmë me vetëdije ngritëm njësinë kundër informalitetit për të zhvilluar një process kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situatës”, tha Rama.

Sipas tij “Pagat që u bënë publike nuk janë pasqyra reale dhe vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam ti japim biznesit, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Kemi mbi 25% të punësuarve në Shqipëri që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë të gjithë. Ndërkohe perceptimi negative mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte present shumë më tepër se sa duhej”.

Rama nxjerr rezultatet: 25% e bizneseve deklaruan shifrat e sakta pas nxjerrjes së pagave online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook