Stefan de Vraj është gjithmonë e më shumë larg Interit. Holandezi ka përfunduar në qendër të kritikave pas paraqitjeve të fundit, ku ajo me Empolin ka qenë më e diskutueshmja pas shpërqendrimit të mbrojtësi në të dyja rastet e golit.
Interi po mendon të ulë çmimin e tij dhe nga 20 milionët e mëparshëm, tani mund të zbresë edhe poshtë kësaj shifre për 30-vjeçarin, që ndiqet me interes nga Totenhemi i Kontes.
Kështu, De Vraj nuk do të mjaftojë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për zikaltrit, që në verë duhet të heqin dorë nga një tjetër lojtar.
Arena e Lajmit