“Çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës”, Idrizi i përgjigjet kreut të PD: Shqiptarët s’mund të votojnë Bejlerin e marrëveshjes Berisha-Dule

Sali Berisha Idrizi

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaron se kjo forcë ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje dhe bën thirrje kundër kandidatit të PD-PBDNJ në Himarë.

Deklarata e Idrizit ka ardhur në përgjigje të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili tha dje se është normale që partitë e vogla të opozitës të kërkojnë të dalin më vete në zgjedhjet lokale, për të testuar se çfarë numri votash kanë, por se çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe të birin e Kristaq Ramës.

Idrizi shprehet se PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga 2 palët e PD, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

Më tej ai thekson se është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, kandidat i PBDNJ, sipas tij njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

DEKLARATA E PLOTË
Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga 2 palët e PD, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi t’i vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderëve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio-Epirit, i cili tenton të prekë tërësinë territorial të Shqipërisë, atdheut tonë.

“Çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës”, Idrizi i përgjigjet kreut të PD: Shqiptarët s’mund të votojnë Bejlerin e marrëveshjes Berisha-Dule

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook