Skandali me kontratën e Mesit, Barcelona reagon kundër gazetës së njohur

Publikimi i korrespondencave mes klubit të Barcelonës dhe familjes Mesi në lidhje me rinovimin e mbetur të parealizuar në vitin 2020 nuk ka kaluar pa zhurmë në Spanjë.

mesi

Klubi katalanas ka kërcënuar se do të ndërmarrë nisma ligjore për publikimin e materialeve të tilla.

“Në lidhje me informacionin e publikuar nga ‘El Mundo del Siglo XXI’, nën titullin ‘BarçaLeaks’, dosjet sekrete të klubit, pjesa 1’, klubi i Barcelonës shpreh indinjatën e saj për rrjedhjen e informacioneve që normalisht janë pjesë e procedurave të klubit. Klubi, gjithashtu shpreh keqardhjen për faktin se media krenohet se ka pasur ‘qasje në një sasi të madhe dokumentesh dhe email-esh’. Në çdo rast, artikulli në fjalë bën publike dokumente që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin e çështjes dhe përdorimi i tyre kërcënon reputacionin dhe shkel konfidencialitetin e klubit. Për këtë arsye dhe me synimin për të mbrojtur të drejtat e saj, Barcelona dhe shërbimet ligjore të klubit tashmë po studiojnë masat e duhura për të ndërmarrë”, thuhet në komunikatën e klubit.

LEXO EDHE: Rinovimi i munguar i Mesit me Barcelonën, zbulohen kërkesat e “Pleshtit” që refuzoi klubi. Nga udhëtimi për Krishtlindje te klauzola 10 mijë euro

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Skandali me kontratën e Mesit, Barcelona reagon kundër gazetës së njohur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook