Kërkohet të shmanget shorti i ferrit, sulmuesi i Anglisë nuk e fsheh: Ëndërr të luaj në “San Siro”

Anglia duhet të bëjë mrekullinë në dy ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve për të siguruar që të mbetet në Vazon 1 kur të hidhet shorti i kualifikueseve të “Euro 2024” muajin e ardhshëm.

anglia

UEFA konfirmoi 53 vendet pjesëmarrëse, me Gjermaninë që kualifikohet si vend organizator, ndërsa Rusia është e pezulluar. Anglia mund të shortohet në dy grupe, me 5 ose 6 skuadra, ndërsa dy vendet e para kualifikohen automatikisht.

Por vazot do të përcaktohen nga renditja përfundimtare e Ligës së Kombeve, me skuadrën e Sauthgejtit, e cila rrezikon që të bjerë pas dy barazimeve dhe dy humbjeve në qershor.

Kjo do të thotë se “Tre Luanët” duhet të mundin si Italinë ashtu edhe Gjermaninë në dy ndeshjet e mbetura për të hyrë në 10 vendet e para të klasifikimit, të cilat do të jenë edhe koka grupi. Nëse Anglia nuk arrin të mundë dy rivalët e ardhshëm, atëherë mund të përfundojë në Vazon 2 të shortit kualifikuese të “Euro 2024”.

Dhe kjo mund t’u rezervojë një grup ferri, me ekipe si Spanja, Suedia, Turqia dhe Irlanda e Veriut. Megjithatë, dy skuadra nga secili grup do të presin biletën në finalet e turneut dhe Herri Kejn me shokë kanë shanse të mëdha për të arritur objektivin e tyre pavarësisht rivalëve që do të kenë përballë.

GRILISH – Xhek Grilish, një prej anglezëve të sulmuar më shumë nga media për jetën e tij jashtë fushe, por edhe për atë që ka bërë me Mançester Sitin pasi u bë futbollisti më i shtrenjtë britanik, mezi po e pret sfidën e së premtes në “San Siro” kundër Italisë.

grilish

“Kanë kaluar 14-15 muaj nga finalja e Europianit kundër Italisë, një ndeshje që e kemi ende në mendjet tona. Të gjithë donim ta fitonim finalen në shtëpinë tonë. Megjithatë, mbetet një arritje e bukur edhe finalja e një turneu si Europiani. Do të luajmë në ‘San Siro’, një stadium legjendar në të cilin kam dashur të luaj gjithnjë dhe kam shkuar vetëm si tifoz. Do të jetë e pabesueshme për mua. Me Mançester Sitin nuk kam luajtur në maksimumin e mundësive të mia. Gjatë dy muajve të ardhshëm do përpiqem të ul kokën dhe punoj fortë. Pa treguar mungesë respekti ndaj Aston Vilës, por këtu luajnë De Bryjne, Foden… Përpara se të vija te Siti luaja çdo minutë, isha kapiten dhe kisha ritmin e duhur. Tani është ndryshe dhe më e vështirë”, tha sulmuesi në konferencë.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Kërkohet të shmanget shorti i ferrit, sulmuesi i Anglisë nuk e fsheh: Ëndërr të luaj në “San Siro”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook