Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër, e gjithë zona në sitë, ja çfarë thotë policia

Vrasje Ne Shkoder 3

Një 51-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, teksa policia po kryen kontrolle në të gjithë qytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, ku në rrethana ende të paqarta, në banesë është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër, e gjithë zona në sitë, ja çfarë thotë policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook