Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit/ Mbërrin në Sarandë Muhamet Rrumbullaku, nga takimi me familjarët tek analiza e punës së policisë për gjetjen e dy 46-vjeçarëve

5454545454

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të dy shtetasve të kallëzuar si të humbur, në Sarandë, ka mbërritur pasditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy shtetasve të humbur.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije për BalkanWeb se Drejtori i Përgjithshëm, gjatë takimit i ka njohur familjarët me punën e pandërprerë hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve.  Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.

Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.

Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.

Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit/ Mbërrin në Sarandë Muhamet Rrumbullaku, nga takimi me familjarët tek analiza e punës së policisë për gjetjen e dy 46-vjeçarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook