E papritur në Kategorinë e Parë, shkarkohet trajneri i pretendentëve për ngjitjen në Superiore

Kategoria e Parë e ka nisur këtë edicion më lëvizje të shumta në pankina, pasi pas vetëm 3 javësh, është regjistruar sot largimi i tretë nga drejtimi i një prej skuadrave të saj. Pas Dritan Resulit nga Flamurtari dhe Adriatik Faslliut nga Turbina, sot është larguar edhe Klevis Dalipi nga pankina e Apolonisë.

Klevis Dalipi

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar futbollistët me të cilët kishte nisur këtë sezon. “Projekt i papërfunduar! Një falënderim për impenjimin dhe seriozitetin e treguar nga ju djema. Suksese… Jeni më të mirët”:, shkruante Dalipi në rrjetet sociale duke i dhënë kësisoj lamtumirën ekipit fierak.

307595029_2043417969183188_118022134548997501_n

Divorci ka ndodhur pas humbjes së Apolonisë në javën e tretë ku mu mund shifrat 2-1 me gol në shtesë nga skuadra e Besës. Gjithsesi, Dalipi lë ekipin në vendin e katërt në renditje me 4 pikë, vetëm 3 larg Dinamos kryesuese.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


E papritur në Kategorinë e Parë, shkarkohet trajneri i pretendentëve për ngjitjen në Superiore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook